spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Del fotografia e këngëtarit që u kërkua si i zhdukur në Prizren

Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa ditë me radhë në shtëpinë e tij. Pas një kërkimi intensiv, ai është paraqitur vetë në Polici, ku ka rrëfyer arsyet që e shtynë të largohej pa gjurmë.

Personi, siç merr vesh Gazeta është raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij.

Gazeta merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjalë për këngëtarin Vllaznim Krasniqi, i cili më 6 prill, kishte shkuar në vendin e punës në një lokal nate në Topliqan të Suharekës, ku edhe këndon.

Bashkëshortja e tij, e cila e raportoi rastin më 09 prill, siç merr vesh Gazeta kishte deklaruar në Polici, se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.

Ajo kishte përshkruar edhe pamjen e jashtme të tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet që mban në trup.

Por, vetëm pak orë pas raportimit, Krasniqi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk dëshiron më të jetojë me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se ka me të.

Ai siç ka mësuar Gazeta ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur kontaktet me bashkëshorten e tij.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesi policorë dhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti është mbyllur si “person i gjetur”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit