Audioincizimi, i cili pretendohet se përfshin komunikim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-nënkryetarit të komunës së Graçanicës, Srđan Popović, ka dalë në qarkullim.
Sipas përmbajtjes së audioincizimit, Vuçiq rezulton të jetë i përfshirë në një përplasje edhe me krerët e Kishës Ortodokse Serbe.
“Mos mendo se do të ketë çfarëdo të keqe për Graçanicën. Nuk është se nuk dua të flas, unë gjithmonë preferoj t’i them gjërat më ashpër dhe kurrë nuk dua t’i zbukuroj. Ndërsa këtyre që e sulmojnë shtetin e tyre, Teodosije, Sava Janjiqi dhe të tjerëve, nuk ua q**** nënën publikisht vetëm pse jam president i shtetit; përndryshe këtë do ta kisha bërë tashmë 30 herë”, i ka thënë Aleksandar Vuçiq ish nënkryetarit të Graçanicës, Serdjan Popoviq.
Sipas RTV Dukagjinit në bisedën e zhvilluar Vuçiq ngre dilema se kush po i financon krerët e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.









