Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka cilësuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit si rishkrim të Kushtetutës.
‘‘Në atë paragraf nuk është se ka ndonjë pasojë juridike apo kushtetuese për sa i përket tejkalimit të atij afati. Ky dekret përben tejkalim, dhe është rishkrim i Kushtetutës, pra thirret në diçka që nuk ekziston. Sepse nuk ka pasojë juridike që thotë se me automatizëm shpërndahet kuvendit nëse tejkalohet ky afat’’, ka thënë ai mes tjerash.
Ndërkohë, Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, me nxjerrjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, e ka zbatuar atë që Kushtetuta e kërkon, dhe se, e ka kryer një detyrim kushtetues.








