Deklaroi pasuri mbi 140 milionë euro, flet zyrtari shtetëror: Origjina e të ardhurave të mija është…

Emanuel Bajra, kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një postimi ka qartësuar opinionin publik mbi deklarimin e pasurisë së tij.

Bajraj ka shkruar se brenda afateve të parapara me ligj, për të tretin vit radhazi, ka bërë deklarimin e tij të pasurisë.

Ai shkruna se deklarimi i pasurisë nuk është vetëm një obligim formal, por një akt i drejtpërdrejtë transparence dhe respekti ndaj publikut.

“E kuptoj shumë mirë që në shoqërinë tonë ekziston një ndjeshmëri e lartë kur bëhet fjalë për pasurinë dhe rolet publike. Kjo ndjeshmëri ka edhe historinë e vet, sepse në të kaluarën ka pasur raste ndoshta, kur është abuzuar me paranë publike dhe individë të caktuar ndoshta kanë përfituar padrejtësisht. Por pikërisht këtu duhet të mësohemi si shoqëri të ndajmë gjërat dhe të mos i përziejmë të gjithë në të njëjtin kallëp”, ka shkruar Bajra.

Postimi i plotë:

✍🏻Qartësim publik mbi deklarimin e pasurisë dhe angazhimin tim.

Brenda afateve të parapara me ligj, për të tretin vit radhazi, kam bërë deklarimin tim të pasurisë. Për mua kjo nuk është vetëm një obligim formal, por një akt i drejtpërdrejtë transparence dhe respekti ndaj publikut.

E kuptoj shumë mirë që në shoqërinë tonë ekziston një ndjeshmëri e lartë kur bëhet fjalë për pasurinë dhe rolet publike. Kjo ndjeshmëri ka edhe historinë e vet, sepse në të kaluarën ka pasur raste ndoshta, kur është abuzuar me paranë publike dhe individë të caktuar ndoshta kanë përfituar padrejtësisht. Por pikërisht këtu duhet të mësohemi si shoqëri të ndajmë gjërat dhe të mos i përziejmë të gjithë në të njëjtin kallëp.

Unë nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë praktike të tillë. Nuk kam përfituar dhe nuk do të përfitoj kurrë nga paraja publike. Kjo do të ishte në kundërshtim të plotë me vlerat e mia personale, me integritetin profesional që kam ndërtuar ndër vite dhe me ndjenjën e thellë patriotike që më ka udhëhequr në çdo vendim. Mund të tingëllojë si klishe për disa, por për mua është realitet i padiskutueshëm.

Dua të jem shumë i qartë se pasuria ime nuk ka origjinë nga Kosova. Ajo është krijuar në Mbretërinë e Bashkuar, shumë kohë përpara angazhimit tim në role publike në Kosovë. Kam vite të tëra përvojë në tregjet financiare dhe gjithçka që kam është e fituar me punë, me disiplinë dhe me sakrificë. Çdo cent është i deklaruar, i dokumentuar dhe plotësisht legjitim.

Në anën tjetër, Kosova për mua nuk është vend për përfitim, por vend për kontribut. Ka shumë njerëz nga diaspora apo nga vende të tjera që vijnë me dëshirën për të dhënë diçka për vendin e tyre, jo për të marrë prej tij. Kjo është një realitet që duhet të pranohet dhe të vlerësohet më shumë.

E di që në një ambient publik, shpeshherë perceptimi mund të krijohet më shpejt se e vërteta. Por për mua është e rëndësishme që e vërteta të thuhet dhe të mbetet e dokumentuar. Kontributet e mia, përfshirë edhe ato për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e tjera, nuk janë bërë për publicitet apo për ndonjë interes të fshehtë, por sepse besoj sinqerisht në nevojën për ta forcuar shtetin tonë.

Si Kryesues i Bordit të TRUSTIT, kam kontribuar në mënyrë aktive që fondi pensional i Kosovës të arrijë kthime të konsiderueshme nga investimet, në nivel qindra milionë euro. Kjo nuk është një arritje e vogël dhe nuk vjen rastësisht. Është rezultat i punës profesionale, vendimeve kolegjiale të kujdesshme dhe përkushtimit për të mbrojtur dhe rritur kursimet e qytetarëve të Kosovës.

Kam ndjekur me shqetësim dhe keqardhje fushatën e ekzagjerimeve, shpifjeve dhe linçimeve që janë bërë ndaj meje. Pretendimet se kam përfituar nga TRUSTI apo nga ndonjë lidhje në Kosovë janë të pavërteta dhe i mohoj në mënyrë të prerë. Nuk pranoj ofendime dhe linçime si mënyrë komunikimi publik. Debati është i mirëseardhur, por shpifja dhe ofendimi e linçimi nuk janë.

Dua gjithashtu të sqaroj se qëndrimet e mia në rrjete sociale dhe paraqitje publike janë personale dhe nuk përfaqësojnë institucionet ku unë shërbej. Ato bazohen në dijet, përvojën dhe bindjet e mia, dhe nuk duhet të ngatërrohen me rolin tim institucional.

Jam shumë transparent në qasjen time. Çdo gjë që bëj, e bëj me një qëllim të vetëm, që Kosova të përfitojë dhe të avancojë në aspektin ekonomik dhe institucional. Fakti që kam pasur fatin të jem mirë materialisht nuk duhet të keqpërdoret për sulme personale apo interpretime të padrejta. Përkundrazi, duhet të shihet në kontekstin e kontributit që mund të jap për vendin.

Besoj gjithashtu se është momenti që si shoqëri të kalojmë nga kultura e dyshimit të përhershëm tek kultura e meritës dhe përgjegjësisë. Të kërkojmë llogari aty ku duhet, por edhe të njohim dhe të vlerësojmë punën e ndershme kur ajo ekziston. Vetëm kështu ndërtojmë institucione më të forta dhe një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë.

Në fund, dua të ndaj një mendim të sinqertë personal. Unë mund të kisha zgjedhur një jetë shumë më të qetë, duke vazhduar aktivitetin tim profesional jashtë Kosovës, pa asnjë angazhim publik. Por kam zgjedhur të jap kontributin tim këtu, sepse besoj në këtë vend dhe në potencialin e tij.

Jam profesionist, jam transparent dhe mbi të gjitha jam njeri që e do vendin e vet. Dhe këtë do të vazhdoj ta dëshmoj me punë, me integritet dhe me përkushtim.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit