Deklarohet Prokuroria për gruan që humbi jetën pasi u godit nga treni

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për ngjarjen tragjike që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua humbi jetën pasi u godit nga treni.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Florije Muriqi, rreth 50-vjeçare.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:32, në momentin kur treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, gruaja është goditur nga treni dhe ka pësuar lëndime fatale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Lidhur me rastin, është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Nikçi.

Prokurori kompetent është njoftuar, ndërsa njësitet hetimore kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit