Gjykata ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Valon Aliut, i cili u dënua me 25 vite burgim për vrasjen e Erona Coklit.
Menjëherë pas shqiptimit të dënimit, nëna e viktimës, Melihatja, ka dhënë një deklaratë rrëqethëse që preku të pranishmit.
Ajo u shpreh se asnjë dënim nuk mund ta shërojë plagën që ka lënë pas ky krim, sidomos për djalin e vogël të Eronës.
“Djali çdo ditë po e lyp nanën e vet. Dhimbjen që ma ka kriju ky njeri nuk shërohet kurrë,” tha ajo para gazetarëve.









