spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Deklarohet burri që u sulmua nga djali me sëpatë: Mos shpifni, do të luftoj deri në vdekje për shërimin e djalit tim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e djeshme në komunën e Deçanit, atje ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, një burrë është sulmuar nga djali i tij. Sipas të njëjtave informacione bëhet e ditur se i dyshuari e kishte goditur viktimën me sëpatë duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ky i fundit menjëherë është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-në në Deçan, ndërsa i dyshuari është arrestuar më pas Policia e Kosovës.

Tashmë kur kanë aluar disa orë nga ngjarja, viktima e këtij rasti, Agim Musshabanaj është deklaruar publikisht për rastin.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e gazetarët e vendit që mos të shpifin gjëra të pabaza.

Musshabanaj thotë se i biri i tij, vuan nga një sëmundje të cilin ai thotë se e fitoi pas një aksidenti të rëndë, teksa e pëshkruan se i njëjti ishte një djalë shembullor e boksier i zoti.

I njëjti shton se do të luftojë për shërimin e djalit të tij edhe nëse pagesa do t’i kushtojë me vdekje.

“Do të luftoj për shërimin e djalit tim deri në vdekje, edhe nëse është nevoja me vdek do të vdes vetëm biri im me u shëru. Unë e kam vetëm një armik, dhe ajo është sëmundja e djalit tim dhe do ta luftoj deri në shërim”, përfundoi Musshabanaj në deklarimin që e ka siguruar Gazeta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit