Përgjatë ditës së shtunë u raportua për një rrahje që ia kishte bërë një shofer një punëtori fizik. Sulmuesi kërkonte me ngulm që të kalonte në një vendpunishte ku ishin vendosur shenjat sinjalizuese për mos kalim.
Gazeta përmes burimeve në polici ka marrë vesh se i dyshuari është punëtor i kompanisë “Besa Security”, i angazhuar për bartje parash.
Lidhur me këtë, është deklaruar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
‘’Më 07.03.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “12 Qershori” është raportuar një rast sulmi.Sipas raportimit, punëtori i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person i dyshuar. Në vendngjarje ka reaguar patrulla e policisë. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor. ë konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si vepër penale “Sulmi”. Është identifikuar i dyshuari i ketij rasti dhe është kontaktuar për intervistim’’, ka deklaruar Veseli.








