Deklarimi i Kurtit se presidenti duhet të ketë rol noteri, Osmani: Ato janë vlerësime dëshirore, dëshira është tjetër gjë Kushtetuta tjetër gjë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar një deklaratë të dikurshme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me rolin e një presidenti në Kosovë.

Kurti më herët kishte deklaruar se presidenti duhet të ketë vetëm rolin e noterit. Me këtë deklaratë u ballafaqua Osmani, e cila tha se kjo është vetëm vlerësim dëshiror, meqë kushtetuta parasheh që presidenti ta përfaqësojë Kosovën jashtë vendit, shkruan Insajderi.

“Unë kam marrë vetëm vlerësime jashtëzakonisht të larta nga z. Kurti për përfaqësim jashtë vendit, për çka për mua ka qenë befasuese qëndrimi i tij i fundit, që e do një president që s’merret me politikë të jashtme. Për shkak se, ne mund të kemi vlerësime çfare të dojmë se si duhet të jetë presidenti, por ajo çka nuk mund të anashkalojmë është ajo çfarë kërkon kushtetuta”, deklaroi Osmani.


“Kushtetuta kërkon që presidenti ta përfaqësojë vendin jashtë dhe jo të jetë spektator. Nuk ka qenë spektator asnjë president as para meje. S’ka qenë as z. Rugova, ai e ka determinu politikën e jashtme. Nuk ka qenë spektator as presidenti Sejdiu. Nuk ka qenë spektatore as presidentja Jahjga, e as presidenti Thaçi”.

“Vlerësimet që mund t’i kenë politikanët individualë se si duhet të jetë presidenti është dëshirore, apo “wishful thinking”, por dëshira është tjetër gjë, Kushtetuta dhe realiteti janë gjëra të tjera. Kushdo që ka menduar që jam lloj i politikanes që mbyllem prapa deres dhe askush nuk e sheh gjatë mandatit, e ka pasur shumë gabim”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit