spot_img
spot_img
Saturday, March 7, 2026
spot_img
spot_img

Deklarimet për komplot ndaj Kurtit, reagojnë stafi i Osmanit: Mendësi për interesa të momentit

Learta Hollaj, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave të disave në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kanë pretenduar se po tenton të bëhet një komplot ndaj kryemnistrit Albin Kurti, me qëllim të rrëzimit të tij nga pushteti.


Hollaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se mohon deklaratat se ekziston një skemë e organizuar nga Osmani për rrëzimin e qeverisë.

“Shpifjet që po qarkullojnë për kinse puç, skemë apo plan të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani për rrëzimin e Qeverisë, qoftë në bashkëpunim me Ramën, Grenellin, Vuçiqin, apo me opozitën, nuk janë vetëm të pavërteta por edhe produkt i një mendësie e cila për interesa të momentit, është e gatshme të dëmtojë edhe vetë shtetin”, ka deklaruar ajo.


“Koha gjithmonë i ndan qartë faktet nga propaganda. Qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë qartë se çfarë qëndron pas gjithë kësaj zhurme. Sepse në fund, propaganda do të zbehet, ndërsa e vërteta do të mbetet”, vijon ndër të tjera reagimi i saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit