Deklarata e Shqipes për Parashqevi Simakun, astrologia: Parashikoj ndëshkim me gjobë

Ronaldo Sharka kishte ftuar astrologen Elena Demollari në ‘Live From Tirana’ për të bërë parashikimin e shenjave të zodiakut me anë të letrave Tarot.

Meqë në emisionin e tij, Shqipe Hysenaj foli për një thashehtem të rëndë që kishte të bënte me Parashqevinë, Ronaldo e pyeti astrologen nëse do të kishte padi për ish-konkurenten e Përputhen.

A do të ketë probleme ligjore Shqipja? A e sheh ti Shqipen ‘viktimë’ të mashtrimeve me këto fjalë që mund të ketë dëgjuar?

Shikoj që është shtyrë nga dikush. Është më mirë që të kërkojë falje publikisht dhe t’i mbyllë gjërat. Të kërkojë falje sepse nuk është një gjë e mirë për një ikonë të Shqipërisë si Parashqevi Simaku. Kur ka dalë në skenë Parashqevi Simaku, ne nuk kishim lindur akoma.

Nëse Shqipja nuk kërkon ndjesë, a do të ketë pasoja të rënda ligjore?

Do të ketë. Do të ketë gjobë. Jo burg, por shikoj një gjobë, dhe do jetë gjobë e madhe. Nuk do të jetë gjobë e vogël, si 100-200 mijë lekë. Do të jetë shumë më lart.

Astrologia vijoi më tej me parashikimin për shenjën e Shqipes duke thënë se:

“Dikush është larguar me gënjeshtrat e tij, një largim pune, një pushim nga puna, një dorëheqje nga puna, dikush e ka prerë në besë ose do ta presë në besë. Duhet të ketë kujdes. Nuk është se i ka bërë vetë, por është e shtyrë nga dikush. Më del një person i tretë, dhe më del pas kurrizit të Shqipes”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit