Deklarata e Gecit për Thaçin, Gërvalla: A e dini qe kemi ardhur me inaugurimin e gjykatës administrative?

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe kryetarja e Partisë Guxo nuk ka komentuar deklaratën e radhës së ish-deputetit të Guxo, Fatos Geci i cili tha se “më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, koment ky drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

Ajo madje nuk u distancua as kur u pyet se a mendon njëjtë si bashkëpartiaku i saj por tha se kot e keni se sot ka ardhur për Gjykatën Administrative dhe nuk hapin tema të reja.


Këto komente Gërvalla i bëri pas inaugurimit të Gjykatës Administrative.

“A e dini qe kemi ardhur me inaugurimin e gjykatës administrative për çështje të tjera a ka mundësi qe pyetje e duhura ti shtrojmë në vendin e duhur…Kot e ke sepse kemi ardhur për gjykatë administrative nuk e kemi plan me hap tema te reja”, tha ajo.

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci edhe ka bërë një koment karshi ish-presidentit, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë me shkrim. Komenti i tij ishte “Mirë që koke përgatit se tash me 19 maj lidhesh për krejt jetën”.

Burgim të përjetshëm për Thaçi, ish-deputeti i Guxo kishte uruar edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës dhe më pas pati një reagim të madh dhe distancim nga kjo deklaratë edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit