Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt.
Lidhur me këtë deklaratë ka folur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi.
‘’E dimë të gjithë që e kanë frikë Hashim Thaçin, sepse ai është fitues vetëm me prezencën e vet në Kosovë. Pra s’ka nevojë me qenë as kandidat, as në lista për deputet, as me qenë kryetar i një partie’’, ka thënë ajo.









