Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka reaguar në lidhje me deklaratën skandaloze që sot deputeti i Guxos, Fatos Geci e ka dhënë në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se paniku tani po dëgjohet dhe kjo është dëgjuar nga Geci sot, që e ka quajtur shembull i papjekurisë politike, e që sipas tij Kuvendi po i duket vendi i duhur për shfryrjen e komplekseve të tij.
“Të urosh burgim të përjetshëm për udhëheqësin politik të UÇK-së dhe shpallësin e pavarësisë së Kosovës është, thënë më së buti, shfaqje e zbrazëtisë politike që atij i del në pah sapo hap gojën”, ka shkruar Behramaj.
Ai e ka kritikuar edhe kryeparlamentaren Albulena Haxhiun.
“Tolerimi i kësaj gjuhe nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila po provon ta kontrollojë kritikën opozitare, por jo edhe diskursin e shfrenuar të bashkëpartiakëve të saj, tregon përfaqësim nën çdo nivel. Ky lloj diskursi nuk duhet të kalojë pa masa institucionale. Hajde Albulenë, rrite pak nivelin se të kemi edhe U. D. Presidente”, ka shkruar Behramaj.









