Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratës së bashkëpartiakut të tij, Fatos Gecit. Ky i fundit tha në Kuvend sot se ish-presidentin Hashim Thaçi do ta përcjellë fati i njëjtë sikurse Naim Murselin, i cili u dënua me burgim të përjetshëm sot.

Dugolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se çfarëdo thirrje për dënimin e ndonjë pjesëtari të UÇK’së është e panevojshme dhe e dëmshme.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga vlerat më sublime të historisë sonë. Askush nuk ka as të drejtë dhe as bazë të vërë dyshime apo njolla mbi të. Shpresoj që asnjë pjesëtar i kësaj ushtrie të mos dënohet apo gjykohet në procese gjyqësore, e sidomos në një proces si ai i Gjykatës Speciale, e cila nuk i ka ndjekur e aq më pak dënuar krimet gjenocidale të Serbisë”, ka shkruar ai.

“Çfarëdo thirrje apo kërkese, nga kushdo qoftë, për dënimin e ndonjë pjesëtari të UÇK-së në këtë gjykatë, është e papranueshme, e panevojshme dhe e dëmshme”, përmbyll postimin Dugolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit