Rashit Qalaj është përplasur me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, të enjten.
Ata shkëmbyen fjalë me njëri-tjetrin pas ndalimit të fjalës së Qalajt nga kryesuesi Dehari.
“PDK si parti shtetformuese, është e vetëdijshme që është dashur që shumë moti të krijohen institucionet e Kosovës. Është hera e 48 që po mblidhemi pa ndonjë rezultat”, tha Qalaj në fjalimin e tij.
Kur Dehari i kërkoi regjisë që Qalajt t’i ndalohej mikrofoni, deputeti i PDK-së i kërkoi atij të ia kthejë fjalën.
“S’mundesh ti me më tregu çka them unë”, i tha Qalaj, Deharit.






