spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Dedektivja: Tradhtitë më të rënda janë ato brenda familjes, ka raste që nuk tregoj

Në emisionin ‘Opinion’ u diskutua për tradhtinë dhe sipas dedektives Shkënda Lili, rastet më skandaloze ishin ato brenda familjes.

Të shpeshta ishin rastet kur tek dedektivja paraqiteshin persona që dyshonin për tradhëti brenda rrethit familjar.

Sipas Lilit, në tradhtitë në çift, në të shumtën e rasteve meshkujt që sigurojnë prova shkojnë drejt divorcit, ndryshe nga gratë që edhe pas sigurimit të provave, nuk e ndërmarrin një hap të tillë.

Ajo theksoi se këto janë situata tejet të ndërlikuara dhe të dhimbshme, pasi jo vetëm që prekin marrëdhëniet mes individëve, por edhe krijojnë pasoja afatgjata në psikologjinë e pjesëmarrësve.

Në rastet kur hetimet e saj zbulojnë tradhëti të tilla, Lili shprehu shqetësimin se shpesh ndodhin edhe ngjarje fatkeqe, pasi ndjeshmëria që krijohet në këto situata shpesh mund të shkaktojë tensione të mëdha. 

“Më duken më të rënda rastet kur ka tradhti brenda familjes. Vjen njëra palë dhe thotë mund të më tradhtojë me kunatin apo me motrën…

Këto janë raste që mua më prekin dhe jam habitur! Mund të kem zbuluar dhe të mos e kem transmetuar këtë gjë.

Mund të ndodhë dhe ndonjë fatkeqësi në të tilla raste; nëse ne hetojmë, zbulojmë dhe ia transmetojmë.

Dhe ka raste, dhe mendoj që është fundi i botës në të tilla raste, të dyshojë për motrën, vëllain apo kunatin, janë gjëra shumë të rënda!”– tha dedektivja.

Dedektivja: Tradhtitë më të rënda janë ato brenda

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit