spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Deda: Koalicioni në Mitrovicë duhej të prishej për emërimin e manipuluesve të votës, jo për drejtorinë e Kulturës

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar në Facebook pas konfirmimit nga dega e LDK-së në Mitrovicë për prishjen e koalicionit me Vteëvendosjen.

Sipas Dedës, koalicioni në Mitrovicë do të duhej të prishej shumë më herët dhe për arsye më serioze, konkretisht për emërimin e, siç i quan ai, “manipuluesve të votës” në pozita kyçe komunale, përfshirë nënkryetarin e komunës dhe drejtorin e Inspektoratit.

“Koalicioni në Mitrovicë ishte dashtë të prishej për shkak të emërimit të manipuluesve të votës – nënkryetari dhe drejtori i Inspektoratit – e jo për emërime në Drejtorinë për Rini, Sport e Kulturë”, ka shkruar Deda.

Reagimi i tij vjen pasi Plakolli nga LDK-ja ka konfirmuar publikisht prishjen e koalicionit me Pecin në Mitrovicë, duke deklaruar se shkak për këtë vendim ka qenë emërimi “i njëanshëm” i drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit