Ilir Deda, analist në Rubikon, ka shkruar një status, ku ka komentuar çështjen e presidentit të ardhshëm.
Në shkrimin e tij, Deda ka shkruar pesë pika kyçe, që sipas tij duhet t’i ketë parasysh presidenti i ardhshëm.
“I mbetet partive politike që të fillojnë një proces te diskutimeve që do të ketë si rezultat zgjedhjen e presidentit/presidentes mundësisht me 80 vota PËR.
E më së miri do të ishte që pastaj të ketë ndryshime kushtetuese që herën e ardhshme qytetarët t’a zgjedhin direkt të parin/parën e shtetit” – ka shkruar ai.








