Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një punëtor, Sadri Lokaj ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.
Lamtumira e fundit e të ndjerit do t’i jepet nesër në varrezat e fshatit Sllup, në orën 17:00.
Lidhur me rastin ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rreth orës 09:55 kanë pranuar informatën për incidentin.
Sipas saj, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin transportues, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur.
Pas këtij rasti tragjik, Policia ka ndaluar edhe një të dyshuar për 48-orë, me vendim të prokurorit.









