spot_img
spot_img
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Debati për Bogujevcin: Përplasje e ashpër në studio mes Azdren Shalës e Vullnet Krasniqit (VIDEO)

Sonte në emisionin “Rubikon” është folur në lidhje me përplasjen mes Saranda Bogujevcit dhe Ilir Mirenës.

Ishte opinionisti Azdren Shala ai i cili tha se Bogujevci historinë familjare ia ka dhuruar Albin Kurtit dhe se se e po instrumentalizon tragjedinë e saj familjare.

“Historia e saj, unë e kam shkruar edhe në një status timin, më vjen keq, çdo shqiptar kërkon drejtësi. Mirëpo kjo, historinë e vet familjare ia dhuron Albin Kurtit. Ka reaguar pa pikë nevoje”, është shprehur ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetari Vullnet Krasniqi, duke e kundërshtuar dhe është shprehur se ajo në asnjë moment nuk e instrumentalizon familjen e saj.

“Kjo askund nuk po e instrumentalizon familjen e vet, kur e ke dëgju ti Saradën duke thënë “ama votën”, kur e ke dëgju”, u shpreh tutje ai.

Duke qenë se diskutimi mes tyre u vazhdua me tone të larta, atëherë ishte drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi ai i cili u ngrit në këmbë për t’a qetësuar dyshen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit