spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Debati mbi sulmin ndaj bunkerit iranian, ish-kreu i CIA: Të gjithë duhet të marrin frymë thellë dhe të presin

Leon Panetta: “Të gjithë duhet të marrin frymë thellë dhe të presin, vlerësimi i dëmeve në Iran do kohë”

Ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA dhe ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, ka bërë thirrje për maturi dhe përmbajtje në vlerësimet mbi sulmet e fundit amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Në një intervistë për “Sky News”, Panetta theksoi se shumë njerëz po “nxitojnë në përfundime”, ndërkohë që ende nuk ka një analizë të plotë të dëmeve të shkaktuara.

“Na duhen disa javë për të ndërtuar një vlerësim të saktë për nivelin e dëmit. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të marrin frymë thellë dhe të lejojnë këtë proces të zhvillohet në mënyrë të qetë”, tha ai.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump është përfshirë në një përplasje me mediat vendase, pas një raporti të rrjedhur nga inteligjenca amerikane që sugjeronte se kapacitetet bërthamore të Iranit nuk ishin “shkatërruar plotësisht”, siç ishte pretenduar nga Shtëpia e Bardhë.

Në të njëjtën linjë, presidenti Trump ka mohuar raportimet se Irani mund të ketë arritur të zhvendosë një pjesë të uraniumit të pasuruar përpara se të ndodhnin sulmet amerikane.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi më herët gjatë ditës se SHBA “nuk ka asnjë indikacion” se ndonjë sasi uraniumi është zhvendosur.

Pavarësisht mohimeve zyrtare, Panetta vlerëson si “hipotezë të arsyeshme” që autoritetet iraniane mund të kenë marrë masa për të mbrojtur uraniumin e pasuruar.

“Kjo ngre një shqetësim real se Teherani mund të vendosë të vazhdojë programin bërthamor dhe të tentojë ndërtimin e një arme bërthamore”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit