spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Debakli i Bedri Hamzës në Mitrovicë, VV-ja fiton me 65 për qind

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka pësuar një humbje të thellë në Mitrovicë, qytetin që e udhëhoqi për katër vite.

Në Mitrovicë, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë një fitore të madhe.

Më saktë, VV-ja ka shënuar fitoren më të madhe me përqindje pikërisht në Mitrovicë.

Kur janë numëruar votat në mënyrë preliminare, VV-ja e udhëhequr nga Albin Kurti ka fituar 65 për qind të votave totale në Mitrovicë. Përkthyer në vota, VV ka fituar mbi 22 mijë vota.

Ndërsa PDK ka fituar 27 për qind ose 9.352 vota.E treta është renditur LDK-ja me 4.62 për qind.

Kjo është fitorja më e thellë në ndonjë komunë e VV-së, ndërsa shënon humbjen e dytë brenda pak muajve të Hamzës në Mitrovicë, pasi në zgjedhjet lokale kandidati i përzgjedhur i Hamzës, Arian Tahiri, humbi përballë Faton Pecit.

Sjellim ndërmend që VV-ja ka fituar 49.3 për qind të votave, por ende nuk janë numëruar votat e diasporës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit