Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka komentuar ekspozitën skandaloze me të dhëna të pasakta lidhur me masakrat dhe viktimat në Kosovë.
Haradinaj ka pretenduar se të përfshirët në realizimin e kësaj ekspozite, siç u shpreh ai, “janë nipa të udbashëve”.
“Njerëzit që janë të involvum, binduni që janë nipa të udbashëve. Nuk po du me folë me emra, por janë nipa të UDB-ashëve, nipa që konakun e kanë në Beogradin zyrtar, në kryeqendrën e UDB-së, njerëzit më të afërt të Arkanit, që e kanë masakru Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.
“Krejt Prishtina e din për kë po folim, krejt e dinë se kush ka qenë më i afërmi i Arkanit, krejt e dinë kush ka shku në dasmë të Arkanit. Krejt e dinë. Unë s’thashë me emra, ti kallëzove. As unë s’e di për kë është fjala. Ata me m’folë mu për masakrat e Serbisë në Kosovë dhe me u sponzorizu prej buxhetit të Republikës së Kosovës dhe me i shpërrallu viktimat tona, martirët tanë, dëshmorët tanë, me thanë që lufta është bërë për pushtet, jo për çlirim, kjo është absurdi më i madh i këtij shekulli të ri”, ka thënë më tej ai.









