Daut Haradinaj mediave në Tiranë për luftën: I kam 100 dëshmorë në oborr të shtëpisë, Kurti e ka fobi Shqipërinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe tensionet mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj tha se përplasjet mes dy liderëve shqiptarë nuk janë diçka e re, por kanë qenë të pranishme prej kohësh.

“Shkëndijat mes Ramës dhe Kurtit janë dukur prej kohësh,” tha ai.

Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si kryeministri Kurti e ka trajtuar çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vlerësuar se ka pasur gabime në këtë drejtim.

“Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së,” theksoi Haradinaj.

“E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka shkuar në Greqi 27 herë, ndërsa Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë atij viti”, tha Haradinaj.

Kur u pyet nga gazetarja se si ua shpjegon fëmijëve të tij Luftën e Kosovës, Haradinaj tha se përpiqet të mos i ngarkojë me të kaluarën.

“Mundohem sa më pak t’i ushqej me të kaluarën, sepse detyrimisht i ushqej me urrejtje ndaj një pale tjetër. Por nuk mund t’i iki të vërtetës, pasi kam anëtarë të familjes që kanë rënë dëshmorë gjatë luftës. Që të kaloj tek familja ime, duhet të kaloj tek 100 dëshmorë që i kam tek oborri i shtëpisë. Gjendja reale në Kosovë flet vetë, nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Nuk ka familje që nuk e ka përjetuar dhunën në një formë apo në një tjetër – jo domosdoshmërish me gjak. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka strehuar një familje nga Kosova. Është një emocion që njerëzit duhet ta përjetojnë vetë, jo për t’u marrë shumë me të kaluarën, sepse tani jemi në një epokë të re. Qëllimi ynë është diçka tjetër. Sa më shumë merremi me të ardhmen, aq më shumë e rrisim vlerën e së kaluarës”, u shpreh Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit