Gazetari Redion Shtylla, gjatë emisionit “Weekend” në Klan Kosova, ka komentuar dasmën që do të zhvillohet sonte në Big Brother VIP Kosova mes Klodit dhe Elijonës.
Ai tha se mbetet për t’u parë nëse Benita do të ndërhyjë në ceremoninë e tyre në ndonjë mënyrë dhe nëse mund të zgjedhë të vishet me të zeza.
Shtylla foli gjithashtu edhe për të dashurën e Klodit dhe për mundësinë që ajo të jetë e pranishme sonte në BBVK.
“Do të ishte një telenovelë, Klodi mund ta braktiste Elionën në altar, aty do të ndodhnin drama që i kemi parë vetëm në filma. Big Brother është i paparashikueshëm, por nëse ndodh atëherë do të kuptojnë nëse realisht Klodi e ka këtë të dashurën”, tha ai.








