spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

“Darkë nuk ha kurrë se s’ka”: Rrëfimi prekës i 91-vjeçarit nga Mitrovica që jeton në varfëri i vetëm

Shaban Miftari është 91-vjeçar dhe jeton i vetëm. Në një rrëfim Miftari ka treguar se jeton në një varfëri të skajshme.

Gjatë rrëfimit, Miftari ka treguar se tashmë i ka vdekur edhe gruaja, edhe vajza, edhe motra.

“E kam pasur një motër, edhe ajo më ka vdek para dy vite. E kam pasur një çikë, edhe ajo më ka vdekur, m’ka vdekur edhe gruaja. Jam fikall vetëm” – thotë Miftari.

Ky i moshuar është ankuar edhe për mungesën e parave, duke treguar se nuk konsumon asnjëherë darkë për shkak “se s’ka” para.

Marr tamël kanihere, veresi, se s’kam pare…Darkë nuk ha kurrë, se s’ka. Mëngjesin e ha me çaj, drekën e ha me lëng, edhe ata jo shumë, por me masë se nuk e mbërrin” – thotë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit