spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Dardan Krasniqi flet për deklaratën e vëllaut, Albanit për Ramush Haradinajn

Daradan Krasniqi, kandidat i AAK-së për deputet ka komentuar deklaratën e vëllait të tij, Alban Krasniqit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili e akuzoi Haradinajn se po i “keqpërdor” lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore.

Dardani tha se ndihet krenar për të kaluarën vëllait të tij, Albanit, por siç ka thënë ai, politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlera.

“Unë jam krenar me të kaluarën edhe të vëllait tim edhe të gjithë. Albani ka qenë ushtarë i mirë, por kjo politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlerave. Unë i kam nda rrugët me LVV-në për arsye se kam dashtë me rua disa vlera”, tha ai.

Ndërsa, Alban Krasniqi mbrëmë akuzoi kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj pas një materiali të lëshuar në Kanal 10, se i “përdori” lotët e nënës për fushatë.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit