spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Danimarka forcon mbrojtjen e Grenlandës, pas planeve të Trump për ta blerë

Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të madhe në shpenzimet e saj të mbrojtjes në Grenlandë. Ky vendim erdhi menjëherë pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump përsëriti deklaratat e tij për të blerë rajonin e Arktikut.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se paketa për të forcuar mbrojtjen e Grenlandës arriti në rreth 1.6 miliardë euro, megjithëse shuma e saktë nuk është përcaktuar.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Trump shkroi në platformën e mediave sociale se “për qëllimet e sigurisë kombëtare dhe lirisë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë pronësinë dhe kontrollin e Grenlandës si absolutisht të nevojshme”.

Kësaj deklarate të Trump, kryeministri i Grenlandës, Mut Egende, i ishte përgjigjur “nuk jemi në shitje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit