Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar intervistimin e 43 komisionerëve në Mitrovicë nën dyshimin për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorti.
Më saktë, Prokuroria ka njoftuar se do të intervistohen komisionerët në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Postimi i plotë:
Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës
Mitrovicë, 01 shkurt 2026 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës, që të intervistohen dyzetë e tre (43) kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.








