Koalicioni për Familjen sipas rezultateve nga numërimi i mëse 90 % të vendvotimeve, rezulton se nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 %.
Ky subjekt politik deri më tani ka marrë 16 mijë e 550 vota apo 2.2 %.
Sa i përket kandidatëve për deputetë, më i votuari nga ky subjekt politik është Eman Rrahmani 12 mijë e 809 vota.
Pas tij është Visar Korenica i cili në këto zgjedhje ka marrë deri tani 8 mijë e 451 vota.
Asdren Bytyqi ka arritur të marrë 8 mijë e 298 vota kurse Fatmir Smajli 8 mijë e 185.
Gyltene Dërguti është votuar 7 mijë e 831 herë kurse Selim Pacolli ka 6 mijë e 918 vota.












