Dalin pamjet kur Rasimin e TikTokut e sulmojnë disa persona në Gjermani

Është publikuar një video ku shfaqet momenti kur tiktokeri i njohur Rasim Avdyli sulmohet brutalisht nga tre persona brenda një WC-je publike në Gjermani.

Në pamjet e rënda, Rasimi shihet i pambrojtur teksa fillon të mbrohet.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik.

Rasim Avdyli është një figurë e njohur në TikTok, me mijëra ndjekës që e ndjekin për përmbajtje satirike dhe humoristike.

Pas publikimit të videos, shumë ndjekës kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore, e cila ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

Autoritetet gjermane pritet të nisin hetimet mbi rastin, ndërsa pritet të identifikohen dhe ndëshkohen autorët e dhunës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit