Dalin pamjet e përleshjes fizike mes dy kirurgëve në QKUK

Dy kirurgët Xhevdet Ademaj dhe Baton Kelmendi ishin përfshirë në një përleshje fizike para disa javësh, rast për të cilin raportoi edhe Gazeta.

Ngjarja kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinionin publik, përderisa gazeta Nacionale ka siguruar ekskluzivisht pamjet e incidentit.

Ngjarja mes dyshes kishte ndodhur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.

Ishte raportuar se gjithçka kishte nisur disa ditë përpara me një përplasje verbale e fjalosje në një mbledhje, ku ishin të dy, Ademaj e Kelmendi.

Konflikti më pas, eskaloi në fizik.

Bazuar në pamjet e siguruara nga Nacionale, shihet komplet ngjarja.

Personi që është në telefon dhe po priste ashensorin është kirurgu Baton Kelmendi. Në atë moment, në koridor shfaqet Xhevdet Ademaj, i cili kur afrohet te ashensori, duket se ia jep një goditje Kelmendit. Bazuar në pamje, nuk shihet të ketë pasur ndonjë komunikim mes të dyve.

Më pas, përleshja mes tyre vazhdon, derisa një person tjetër shihet teksa afrohet t’i ndajë.

Drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve, Sejdi Statovci, pas rastit ishte prononcuar për media, duke bërë të ditur se ndaj dy kirurgëve ishin nisur procedurat disiplinore.

Më pas, Komisioni Disiplinor vendosi që të dy kirurgët, Ademaj dhe Kelmendi, të suspendohen për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Rasti u iniciua si ‘Sulm’ dhe Prokuroria në Prishtinë bashkë me Policinë, bënë të ditur se do t’i vazhdojnë hetimet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit