Mediat në Turqi kanë publikuar pamje të momentit kur një sulmues vret katër persona në Mersin të Turqisë.
Në një video të publikuar në llogarinë e televizionit TV100 shihen pamjet nga një kamerë sigurie.
Aty, përderisa dy persona po qëndronin para një lokale, një veturë me ngjyrë të bardhë shihet duke u ndalur ngadalë me xhamin e përparmë të hapur.
Në momentin e të shtënave shihet reagimi i dy personave që ndodheshin para lokalit.
Vetura shihet duke u larguar menjëherë.
Raportohet se policia ka filluar operacion për kërkimin e të dyshuarit që thuhet se është një 17-vjeçar. Një helikopter po përdoret në operacion.
Mediat turke raportojnë se dy njerëz u vranë në një restorant. Besohet se ata janë pronari dhe një punëtor.
I armatosuri më pas vazhdoi të qëllonte me plumba, duke vrarë një bari që po i ruante delet afër vendit të ngjarjes si dhe një shofer kamioni.
Motivi i sulmuesit nuk ishte menjëherë i ditur.









