Gazeta raportoi pak më parë për një ngjarje tragjike të ndodhur në fshatin Gullbovc të komunës së Malishevës, nga ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, të cilat lanë të vdekur dy vëllezër.
Sipas burimeve të Gazetës njëri nga viktimat është rreth 30-vjeçar, e tjetri i moshës rreth 40-vjeçar.
Ndërsa, i dyshuari i kësaj vepre të rëndë, dyshohet të jetë dhëndërri i tyre, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.
E gjithë ngjarja, siç merr vesh Gazeta, dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrveshjeje që të përfrishët e kishin mes vete, e që e njëjta çoi deri te fjalosja ku u përdor arma.










