Ministri brendshëm serb, Ivica Daçiq, e ka vlerësuar rezolutën për Serbinë që Parlamenti Evropian (PE) e miratoi në Strasburg, të mërkurën, më 22 tetor, si një “pamflet politik”.
Daçiqi, në një deklaratë për televizionin publik serb, RTS, i ka mohuar pretendimet e kësaj rezolute, veçanërisht ato që lidhen me veprimet e policisë, duke vlerësuar se ajo përmban “shumë gënjeshtra”.
“Ky është një pamflet politik, e jo një dokument serioz”, ka thënë Daçiqi.
Disa nga pretendimet e rezolutës ai i quajti “gënjeshtra të thjeshta” dhe vlerësoi se ajo është hartuar “bazuar në qëndrime që vijnë nga vetë Serbia”.
Ai këtë rezolutë e krahasoi atë me “gazeta murale dhe tabela njoftimesh, ku secili mund të shkruajë çfarë të dojë”.
Parlamenti Evropian dje miratoi rezolutën më të ashpër ndonjëherë kundër Serbisë, duke theksuar polarizimin dhe rritjen e represionit të regjimit serb.








