Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi ka reaguar pas raportimeve për thirrje për protesta kundër qeverisë së Albin Kurti.
Në reagimin e tij, Lajçi shpreh shqetësim për situatën politike, duke theksuar pasojat që mund të ketë presioni për demonstrata dhe tensionet e mundshme në vend.
Ai rikujton se personi që dikur i drejtohej Kurtit me fjalët “ti ke me kthye Serbinë n’Kosovë” tashmë ndodhet në Hagë, duke iu referuar ish-udhëheqësit politik Kadri Veseli. Sipas Lajçit, këto thirrje për protesta reflektojnë humbjen e durimit të disa grupeve që, sipas tij, presin ndryshime drastike dhe “kthimin e Serbisë” në Kosovë, duke theksuar se situata ngre shqetësime serioze për të ardhmen politike të vendit.
“Ky i bie; mjerë ne çka po shohim e çka po na pret,” përfundon Lajçi në reagimin e tij, duke nënvizuar frikën e tij për rrjedhën e ngjarjeve.
Shkrimi i plotë
Kjo thirrje asht shqetësuese
për t’vetmin fakt,
se ai që i thoshte Albin Kurtit;
- “ti ke me kthye Serbinë n’Kosovë”,
ai asht në Hagë,
e këta që po e presin kthimin e Serbisë
e kan humbë durimin,
ndaj po duen me dalë n’protesta,
me rrëzu Albinin,
me hapë shtegun,
që t’kthehet Serbia sa ma shpejt, e ti del parashikimi Kadrisë.
Kjo i bie; – mjerë ne çka po shohim e çka po na pret.









