Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, dje i ka dërguar letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës, nëpërmjet së cilës ka kërkuar që të garojnë së bashku në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Një natë para se ta formalizonte këtë propozim, Limaj u shpreh se NISMA është e gatshme “me u bashku e me u shkri në një formacion të përbashkët” dhe atë “nën siglën PDK.
Ne e kemi thënë edhe herën e kaluar: ne jemi të interesuar të bashkohemi dhe të shkrihemi në një formacion të përbashkët, për ta dhënë kontributin tonë dhe për ta fuqizuar atë…. të bëhemi pjesë dhe të sinkronizohemi bashkë nën siglën e PDK-së”, tha ai.
Limaj madje e përforcoi idenë e koalicionit edhe me projeksion matematikor: sipas tij, një sinergji e tillë politike mund t’i garantojë PDK-së nga 30 mijë deri në 40 mijë vota shtesë.
“Besoj që 40.000 vota, 30.000 vota i merr shtesë për shkak të sinergjisë”, tha ai.









