Transferimi i Xherdan Shaqirit te FC Rappersëil-Jona ishte një shaka e 1 prillit që bëri bujë të madhe.
Portali “Linth24” shkaktoi reagime të shumta me këtë raportim më 1 prill.
Shumë shpejt u bë e qartë se bëhej fjalë për një shaka, por ideja nuk duket aspak e largët nga realiteti.
Shaqiri është ende nën kontratë me FC Basel deri në vitin 2027.
34-vjeçari i njohur i Baselit është tashmë bashkëpronar i klubit që garon në Challenge League. Madje, ideja për një transferim të tillë duket se i pëlqen edhe vetë atij.
“Ideja që një ditë të ngjitem në Superligë me Rappin dhe t’ua tregoj të gjithëve se edhe një herë tjetër mund t’ia dalë me sukses, është goxha tërheqëse.
Pastaj mund të pensionohem menjëherë”, ka thënë ai për “Basler Zeitung”, shkruan të premten “Kicker”.
Aktualisht, Shaqiri vazhdon të jetë nën kontratë me FC Basel deri në vitin 2027. Drejtori sportiv Daniel Stucki tashmë ka zhvilluar bisedime me të për të diskutuar të ardhmen, siç ka zbuluar vetë mesfushori.
Një zgjatje e kontratës me klubin aktual mbetet po aq e mundshme sa edhe një kalim i mëvonshëm në Challenge League.
Një gjë është e sigurt: asgjë nuk përjashtohet.









