spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

Protestuesit në Serbi po mbanin një moment heshtjeje për 15 personat e vrarë nga shembja e një stacioni treni, kur papritur, turma u panikua.

Grupet e të drejtave dhe zyrtarët e opozitës pretendojnë se forcat e sigurisë përdorën një armë zanore – të paligjshme në vend, për shpërndarjen e njerëzve.

Por, qeveria serbe i mohon akuzat, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se CNN ka folur me ekspertë të shumtë në lidhje me pretendimet për përdorimin e armës sonike apo ndryshe, topit zanor.

Dhe së fundmi ka publikuar pamje gjatë protestave në Serbi, ku dukshëm vërehet paniku që e kaploi turmën pas “përdorimit të topit” nga autoritetet. Ndryshe, se Serbia posedon një të tillë, e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit