spot_img
spot_img
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
spot_img

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë: Njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

Bill Clinton, ish-Presidenti amerikan – shmë i dashur për popullin e Kosovës – nuk është shumë i dhënë pas emaileve, dhe këtë e kishte bërë veç dy herë në dy momente të rëndësishme.

Ndër dy emailet e vetme që mban mend të ketë dërguar, njëri ishte për burat dhe gratë të ushtrisë së ShBA-së në bordin e një anijeje në Detin Adriatik, gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ai kujtoi t’i ketë dërguar një email ish-senatorit të ShBA-së, John Glenn, kur ish-astronauti i NASA-s ndodhej në hapësirë në moshën 77-vjeçare, dhe një tjetër për anëtarët e ushtrisë së SHBA-së në bordin e një anijeje në Detin Adriatik gjatë bombardimeve ndaj Serbisë.

I pyetur nëse kujton të ketë dërguar emaile ndonjëherë, Clinton tha ndër tjera:

“I dërgova një email John Glenn-it, Senatorit John Glenn, kur ishte në hapësirë në moshën 77-vjeçare. Dhe u dërgova një email burrave dhe grave në bordin e një anijeje të SHBA-së në Adriatik gjatë luftës në Kosovë. Që atëherë nuk jam i sigurt nëse kam dërguar ndonjë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit