spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Clark: Ushtria serbe ishte e frikësuar nga UÇK

Në Gjykatën Speciale në Hagë, gjenerali amerikan Wesley Clark po jep dëshminë e tij lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Clark ka thënë se UÇK nuk kishte as kontroll e as komandë të strukturuar.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrolli është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Kishim disa vëzhgues në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme”, ka deklaruar Clark.

Ai ka shtuar se UÇK ishte një grup i motivuar për të luftuar dhe thjeshtë njerëz të vetëorganizuar, duke shtuar se ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre.

“Unë nuk kisha asnjë dyshim se ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre”, tha Clark

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit