spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Clark: Nuk kishte shumë informacion për UÇK-në më 1998

Misetiq e pyetI Clarkun se sa shumë dinte ai në verën dhe vjeshtën e 1998-tës për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Clark theksoi se “nuk kishte shumë informacione, nuk kishte shumë gjëra për të folur për sa i takon komandës”.

“Më sa dinim ne bëhej fjalë për grupe lokale, që ishin krijuar pak a shumë si përgjigje ndaj shtypjes serbe ndër vite. Në veçanti, pas vrasjes së familjes Jashari, u krijua në alarmi i përgjithshëm dhe për këtë arsye njerëzit gjithnjë e më tepër po i formonin këto grupe lokale. Kaq dinim ne”, tha ai, shkruan REL.


Ai tha se asokohe “unë sigurisht mora më shumë informata lidhur me UÇK-në nga serbët, sesa nga forcat tona”.

“Serbët kishin pika në identifikuar në hartë, të cilat i identifikonin si të ashtuquajtura pika terroriste. Ata po mundoheshin të grumbullonin informacione në to, por shumica e njerëzve në këto grupe kishin shtëpi dhe familje. Ata mundoheshin ta jetonin jetën e tyre dhe ta mbronin familjen dhe veten”, dëshmoi Clark.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit