Imami kosovar, Behar Mjekqi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtës e ka kaluar në shoqëri të presidentes Vjosa Osmani dhe mikut të tij, Xhafer Tahiri.
Sipas tij, ky takim ka ndodhur me ftesë të presidentes Osmani.
“Me ftesë të Presidentes së Republikës znj. Vjosa Osmani, bashkë edhe me mikun tim Prof. Xhafer Tahiri, kaluam qaste shumë të mira bashkë në Prizren.
Zot ruaje vendin tonë dhe shqiptarët nga çdo e keqe! Amin.
Faleminderit zonja Presidente”, ka shkruar Mjekiqi.









