spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Çka ndodhi për një vit në veri pas Banjskës? Baton Haxhiu thotë që Kurti mendoi që Vuçiq është Millosheviqi i ri

Sonte në Pressing po diskutohet tema e një viti pas sulmit terrorist në Banjska të Zveçanit. Për këtë temë foli edhe gazetari Baton Haxhiu, i cili pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me veprimet e tij një vit pas sulmit.

Sipas tij, brenda një viti Kurti është marrë me gjëra të vogla duke e çuar në limit durimin e Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Kurti edhe njëherë  ka dëshmuar që Veriu nuk është çështje e policisë por është çështje e një zgjidhje politike ose përmes dialogut. Këtë një vit, Kurti është marrë me gjëra të vogla dhe ka çuar në limit durimin e Bashkësisë Ndërkombëtare saqë janë detyruar që edhe pas Banjskës të vënë sanksione”, u shpreh Haxhiu.

“Si është e mundur që kryeministri ynë të del humbës pas një akti të tillë terrorist”, pyeti Haxhiu.

“Mendoj që Kurti e ka keqkuptuar edhe rolin e Bashkësisë Ndërkombëtare karshi Vuçiqit duke menduar se Vuqiçi është një Millosheviq i ri në botën politike serbe, ai i ka dhënë një dimension Vuçiqit që Bashkësia Ndërkombëtare nuk ia pranoi. Fakti se Bashkësia Ndërkombëtare e trajton më shumë si Tito Vuçiqin sesa si Millosheviqin, tregon se Kurti nuk e ka kuptuar rolin e Vuçiqit, Serbisë e Bashkësisë Ndërkombëtare karshi Serbisë, prandaj janë gjithë këto gabime për një vit”, tha më tej Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit