Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar në Drenas nën dyshimin se kanë fotografuar votën gjatë procesit zgjedhor.
Lajmi u konfirmua në një konferencë për media të mbajtur nga PDK, ku Çitaku theksoi rëndësinë e respektimit të ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.
“Drenas janë arrestuar tre persona të cilët kanë fotografuar votën,” tha Çitaku para mediave.









