spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Çitaku për Kurtin në Greqi: Nga një bar plazhi mund ta shihni njeriun që s’ka as ndjeshmëri, e as përgjegjësi

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për qëndrimin e tij në Greqi.

“Në një kohë kur vendi po kalon një krizë të thellë politike, ekonomike e sociale, Albin Kurti ka zgjedhur të udhëtojë për në Greqi, për të marrë pjesë në një konferencë ku nuk pamë asnjë homolog të tij. Madje, pamjet që u shpërndanë ishin nga një bar plazhi”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, ky njeri nuk ka as ndjeshmëri, e as përgjegjësi. Jo vetëm për Kosovën, por as për ata që e kanë votuar dhe e kanë besuar.

“Njeriu që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, që çdo ditë bën përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues, sot ishte në bregdetin grek. As “revolucionin” nuk e ka më të rëndësishëm. I vetmi qëllim i tij është pushteti. Me çdo kusht”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit