Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri s’është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, së bashku me anëtarët e kryesisë së partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të dëshmorëve, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Pas homazheve, Çitaku ka uruar 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar këtë datë si një festë të shumëfishtë për kombin shqiptar.

Në prononcimin e saj para mediave, ajo ka vlerësuar rëndësinë historike të Prekazit, Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar si themelet e lirisë së Kosovës. Sipas saj, shteti i pavarur dhe sovran është kryevepra e komandantit legjendar.


“Nga Prekazi legjendar u uroj 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 28 nëntori është festë e shumëfishtë. Është dita e flamurit, dita e Shqipërisë, e pavarësisë së Shqipërisë, dalja e parë publike e ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar. Sa herë që kemi nevojë për energji, për frymëzim, rrugët na sjellin në Prekaz. Prekazi, Adem Jashari, UÇK-ja janë themelet e lirisë sonë. Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane është kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari. Lufta për liri përfaqëson shkallën më të lartë të vetëdijes. Lufta për liri nuk është krim. Shteti i pavarur i Kosovës nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Edhe sot u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të rrinë të bashkuar, edhe më të bashkuar se sa që janë, në mbrojtje të vlerave më sublime që i kemi krijuar si komb. Edhe një herë, urime 28 nëntori!”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit