Çitaku neveritet nga deklarata e Gërvallës për ish-krerët e UÇK-së: Ka me të mbulu turpi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj Donika Gërvallës pas deklaratës së saj lidhur me Fatos Gecin dhe të akuzuarit në Hagë.

Përmes një postimi publik, Çitaku e ka akuzuar Gërvallën se po sulmon ish-krerët e UÇK-së dhe vetë luftën çlirimtare të Kosovës.

“Ka me të mbulu turpi, Donikë. Çfarë neverie. Çfarë gërrdije. Me qenë Ministre e Jashtme e Republikës së Kosovës, me përfaqësu këtë shtet para botës, e sot si Ministre e Drejtësisë me ua uru burgimin e përjetshëm Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se deklarata të tilla janë të rënda dhe prekin vetë themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

“Kjo dhemb. Thellë. Sepse në fakt, ju nuk po sulmoni vetëm katër njerëz. Ju po doni me dënu UÇK-në, luftën çlirimtare dhe krejt sakrificën mbi të cilën është ndërtu kjo Republikë”, ka shtuar ajo.

Sipas Çitakut, ish-krerët e UÇK-së mund të mbahen larg Kosovës fizikisht, por historia dhe sakrifica e luftës nuk mund të zhbëhen.

“Ata burra mund t’i mbani larg Kosovës fizikisht, por nuk mund ta burgosni historinë. Nuk mund ta zhbëni sakrificën, gjakun dhe idealin e mijëra grave e burrave që u ngritën për liri. Marre ju qoftë”, ka përfunduar Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit