Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës për media të kryeministrit Albin Kurti, ku ai ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës t’i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e tyre për president.
Çitaku në reagimin e saj ka thënë se Kurti që nga fillimi ka kërkuar kundërkandidat vetëm sa për t’ia siguruar kuorumin për të përzgjedhurin e tij për pozitën e presidentit.
Postimi i plotë:
Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita.
Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin.
Kaq e thjeshtë. E tha vetë.









